Në punëtorinë tonë është pranuar mënyra e punimit të ikonave me materialet plotësisht të njejta me të cilët kanë punuar mjeshtërit e vjetër, sepse ato dëshmojnë që kanë qëndruar me shekuj, për dallim nga materialet bashkëkohore të pa-studijuara sa duhet.
Ikonat punohen në dru të thatë dushku, are apo mahagoni të zgjedhur me kujdes. Baza është prej gjipsi bolonjez dedikuar posaçërisht për të, si edhe prej ngjitëses cilësore-tutkall lepuri. Punohet me ngjyra pluhuri-pigmente të cilat përzihen më të kuq të vesë, uthull, vaj leni dhe ujë. Hulumtimet tregojnë se këto ngjyra në prekje me gjipsin bëhen një; ikonat e punuara kështu e ruajnë më shekuj autentitetin. Prapavia e ikonave është prej floritit të pastër njëzet e katër karatësh. Floriti shkëlqen fuqishëm dhe ngjyra mbretërore e tij simbolizon qiellin e zjarrtë, lavdinë dhe dritën e mbretërisë qiellore. Me të përfundar edhe llakut me të cilin lyhet ikona i kushtohet vëmendje e posaçme. Ai nuk ka vetëm Mbretërisë Qiellore, por është edhe faktor i rëndësishëm i cili u jep ngjyrave unitet në ton dhe thellësi. Llakun në atelienë e Manastirit e përgatisin vetë murgeshat-ikonografe, prej rëshirës aromatike: sandakar dhe damar. Lyerjet mbajnë erë temjani, ashtu që ai i cili e puth ikonën ndjen erën e mirëqenies shpirtërore.
© Manastir Uspenie Bogorodicno